Medi
LAJME

Kryeziu: Thaçi i mungon skenës politike, rikthimi i tij do ta bënte garën më parimore


Ish zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se Hashim Thaçi i mungon skenës politike në Kosovë, shkruan Mitropol.

Sipas Kryeziut, PDK dhe LDK sot funksionojnë me mendësi të OJQ-ve, duke u marrë me deklarata e analiza, në vend që të synojnë marrjen e pushtetit.

Ai tha se Albin Kurti nuk mund të rrëzohet duke bllokuar proceset shtetërore apo duke u ankuar në ambasada, pasi gjeneratat e reja nuk pranojnë diktat nga të huajt.

Kryeziu u shpreh i bindur se Thaçi, me rikthimin e tij në PDK, fillimisht do të largojë këtë logjikë dhe më pas do të synojë rikthimin në postin e Kryeministrit.

Active