Medi
LAJME

“Çetnikët Veri”, “Ju luftoni, veriu do të digjet”, arrestohen dy serbë për bluza me mbishkrime

 

Dy të mitur janë arrestuar sot në veri në vendit për shkak të mbishkrimeve që kishin në bluza: “Çetnikët Veri” dhe “Ju luftoni, veriu do të digjet”, me motive nga tifozët e Crvena Zvezdës (Ylli i Kuq), shkruan Mitropol.

Weelnes

Lajmin e ka konfirmuar për “Mitropol” Zëvendës Drejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se të miturit i përkasin moshave 15 dhe 16 vjeç.

“Pas intervistimit në prezence të qendres për punë sociale dhe pas konsultimit me gjyqtarin për kundërvajtje, do të vendoset se si të veprohet tutje.”, tha ai.

Koha