Aurora Group
KOSOVËLAJME

Basha: Munguan PDK dhe LDK, s’pati kuorum për të mbajtur mbledhjen

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka thënë se s’ka pasur kuorum për të mbajtur mbledhjen e Kryesisë për shkak të mungesës së nënkryetarëve, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK.

Dukato 1

Ai tha se kjo mbledhje do të ishte vetëm konsultative.

“Siç e patë në këtë mbledhje s’kanë marrë dy nënkryetarët, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Rrjedhimisht s’kemi pasur kuorum dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë. Për mua ka qenë mbledhje vetëm konsultative, megjithatë ata kanë refuzuar”, tha Basha.

Active