Medi
02LAJME

Fillon dekorimi i sheshit në veri, ende s’ka zë nga Komuna e Mitrovicës Jugore

Gjatë ditës së sotme ka filluar dekorimi i sheshit në veri të qytetit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Komuna e Mitrovicës Veriore ka nisur investimet për festat e fundvitit, duke vendosur fillimisht bredhin në sheshin e pjesës veriore.

Aurora Group

E në pjesën e Mitrovicës Jugore, komuna ende nuk e ka bërë asnjë hap në drejtim të dekorimit të qytetit.

Ndonëse kërkesa e qytetarëve mitrovicas është për ta dekoruar qytetin, komunarët ende nuk kanë marrë vendim për këtë pjesë.

Kujtojmë se ditë më parë edhe qytetet tjera të Kosovës si Prishtina dhe Gjakova janë dekoruar për nder të festave të fundvitit./Mitropol/

Active