Active 2
KOSOVËLAJME

Ndalet serbi në kufi, tentoi të hynte në Kosovë me dokumente false

Foto ilustrim

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar pasditen e së hënës në pikën kufitare Jarinjë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 9 shtator 2025, rreth orës 16:20, zyrtarët kufitarë kanë arrestuar një shtetas të Serbisë pasi ai ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara, njofton Mitropol.

Gjatë kontrollit, i dyshuari ka prezantuar një letërnjoftim dhe një patentë shoferi serbe, për të cilat ekzistonte dyshimi i bazuar se nuk ishin origjinale. Dokumentet në fjalë janë konfiskuar nga policia për procedura të mëtejshme.

Active 1

Pas intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj shtetasit serb është marrë masa e refuzimit të hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe identifikuar çdo përpjekje për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, duke theksuar se raste të tilla jo vetëm që cenojnë sigurinë kufitare, por edhe përbëjnë vepra penale serioze.

Active