
Në vitin 1998-1999 Serbia pushtuese bëri masakra të mëdha në Republikën e Kosovës. Serbia pushtuese arrestoi e burgosi, vrau e masakroi, ka zhdukur e dhunuar me dhjetëra mijëra shqiptarë.
Basri Tupella, sportisti më i mirë që kishte Kosova, hendbollisti i gjeneratës së artë të Trepçës dhe Borcit të Ferizajt në atëkohë, në vitet e 80-ta, kur garonin në elitën e hendbollit ish jugosllav, është i zhdukur që nga viti 1999 nga regjimi kriminal serb.
Disa ditë para përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999, Tupella u arrestua nga policia serbe bashkë me vëllaun e nipin e tij dhe që nga atëherë janë të zhdukur.








