Medi
02KOSOVËLAJME

Arian Tahiri: Profesionistët e shëndetësisë do të jenë pjesë e çdo vendimi tim si kryetar i Mitrovicës

Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka theksuar rëndësinë që do t’i japë sektorit të shëndetësisë në qytet, duke e konsideruar si një prej shtyllave kryesore për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Tahiri, përmes një postimi, ka ndarë një takim të zhvilluar me mjekun e njohur mitrovicas, Dr. Gëzim Shabani, me të cilin ka diskutuar mbi realitetin e ri të shëndetësisë në Mitrovicë dhe rrugët e mundshme të zhvillimit në këtë drejtim.

Aurora Group

“Shëndetësia e transformuar në Mitrovicë kërkon profesionistë të dëshmuar, për rritje të cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Njëri nga ta padyshim se është Dr. Gëzim Shabani, të cilin e falënderoj për bashkëbisedimin e vlefshëm mbi realitetin e ri të shëndetësisë në Mitrovicë dhe rrugët që kemi përpara për ta përmirësuar edhe më shumë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se sugjerimet dhe mendimet e profesionistëve shëndetësorë do të jenë pjesë e pandashme e çdo vendimi që do të marrë nëse fiton besimin e qytetarëve për ta drejtuar Mitrovicën.

“Vetëm me përfshirjen e ekspertëve dhe me vendime të bazuara në profesion, mund të ndërtojmë një sistem shëndetësor modern dhe efikas që i shërben çdo qytetari pa dallim”, ka theksuar kandidati i PDK-së.

Me këtë deklaratë, Tahiri ka dhënë një mesazh të qartë për vizionin e tij politik: që shëndetësia të mos mbetet vetëm si retorikë elektorale, por të shndërrohet në një prioritet konkret për të ardhmen e Mitrovicës./Mitropol/

Active