
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Dy skuadrat nga Mitrovica, Trepça dhe Trepça ’89 kanë shënuar fitore me rezultate të thella.
89’shi mposhti Vjosën me shifrat 7:0, kurse Trepça 7:1 Besën nga Peja.
Vëllaznimi shënoi fitore minimale, duke mbajtur kreun e tabelës me 16 pikë.
Në pozitën e dytë është ngritur Tefik Çanga me 13 pikë, aq sa ka Feronikeli 74.








