Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Çka po ndodhë kështu me Vushtrrinë që është bërë si “Texas”? -Tentim-vrasje në Nadakovc, dy persona gjuajnë një tjetër në veturë

Një incident i rëndë ka tronditur fshatin Nadakovc të Vushtrrisë mbrëmjen e së shtunës, më 13 shtator 2025, rreth orës 23:00, kur një mosmarrëveshje e vjetër mes disa personave duket se ka përfunduar me armë zjarri, njofton Mitropol.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar, pas një përplasjeje të mëhershme kanë nxjerrë armët dhe kanë shtënë në drejtim të veturës së një personi tjetër. Viktima ndodhej brenda automjetit në momentin e të shtënave, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Active

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, të cilat pritet të shërbejnë si prova në procedurat e mëtejme hetimore. Pas ngjarjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore kanë nisur një operacion kërkimi për të identifikuar dhe arrestuar personat e përfshirë.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa për të gjitha zhvillimet është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë procedurat ligjore.

Banorët e zonës kanë mbetur të shqetësuar nga incidenti, duke thënë se krismat kanë thyer qetësinë e fshatit në orët e vona të mbrëmjes. Për ta, një situatë e tillë ngre pyetje serioze për sigurinë publike dhe nevojën për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve të vjetra në dhunë.

Active