Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Këta janë dy vëllezërit të dyshuar për tentim vrasjen në Vushtrri, akoma në arrati (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë fshatin Nadakofc të Vushtrrisë, ku ndaj një 24-vjeçari është shtënë me armë zjarri. Fatmirësisht, viktima ka shpëtuar pa lëndime, ndonëse vetura e tij u godit katër herë nga plumbat.

Sinjali mëson se për këtë rast janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Gazmend Merovci rreth 27-vjeçar dhe Granit Merovci rreth 30-vjeçar, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme kanë ndjekur me veturë viktimën Arben Haradinaj rreth 24-vjeçar dhe më pas njëri prej tyre ka shtënë në drejtim të tij.

Active

Në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të panjohur. Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store