Dukato 2
KOSOVËLAJME

Rubin rrëfen takimin e tij të fundit me Thaçin: Ishim në Uashington, po punoja në një firmë lobimi

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin rrëfeu për takimin e tij të parë dhe të atë të fundit me Hashim Thaçin pas luftës dhe deri në vendosjen e ish-presidentit në paraburgim në Hagë.

Rubin, i cili është duke dëshmuar sot në rastin Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, tha sot se me Thaçin pas luftës në Kosovë, ishte takuar në Nju Jork.

Medi

“Erdhi në një restorant si kryeministër. Ai u paraqit si një djalosh që kishte kaluar nga rrethana të vështira dhe tani ishte bërë kryeministër. Kjo ka ndodhur në një restorant në Nju Jork, hera e parë”, tregoi ai.

Takimi i fundit mes tyre, sipas Rubin, kishte ndodhur në Uashington më 2019.

Rubin tha se asokohe ai punonte në një firmë lobimi e cila kishte një kontratë lobimi me Qeverinë e Kosovës.

“Hera e fundit ka qenë në vitin 2016 kur ai ndodhej në Uashington dhe ishte president i Kosovës. Ndoshta jam takuar me të në 2019-n në fakt. Në vitin 2018, unë isha kthyer nga Londra në Uashington dhe punoja në një firmë lobimi. Ne kishim një kontratë me Qeverinë e Kosovës. Kjo kontratë ka pasur të bëjë me përpjekjet që t’i ndihmoja aty në përpjekjen për të gjetur paqen me Serbinë”, tha Rubin.

 

Koha