
Në Palestrën Sportive të Mitrovicës Veriore, u mbajt për herë të parë turneu i madh i sportit Boccia – “Kosovo Boccia 2025”.
Persona me nevoja të veçanta, të mbështetur nga familjarë, miq dhe trajnerë, u rreshtuan me karrocat e tyre për të nisur garën në kuadër të Kampionatit Ekipor dhe Kampionatit Individual. Atmosfera ishte e mbushur me emocion, motivim dhe një energji që tregoi se sporti nuk njeh kufij, por bashkon njerëz.
Përmes Boccia-s, sportistët tanë treguan se vullneti, guximi dhe përkushtimi janë më të fuqishëm se çdo pengesë.
Një falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe të pranishmit që e bënë këtë ditë të paharrueshme.
Sporti është për të gjithë. Sporti është jetë.








