Medi
02SPORT

“77 vite në bjeshkë” – SHBA “Trepça” fton qytetarët të festojnë jubileun në Shalën e Bajgorës

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Trepça” po shënon një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e saj – 77-vjetorin e themelimit, duke i ftuar qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë që të bëhen pjesë e festës tre-ditore në natyrë.

Kjo ngjarje, e cila do të mbahet më 19, 20 dhe 21 shtator 2025, është menduar për të gjitha moshat dhe synon të sjellë së bashku dashamirësit e bjeshkëve, sportit, kulturës dhe trashëgimisë që SHBA “Trepça” ka ndërtuar ndër vite. Përveç qytetarëve, organizatorët kanë bërë thirrje që edhe kandidatët për kryetarë e këshilltarë të komunës së Mitrovicës të jenë pjesë e këtij jubileu, duke theksuar karakterin apolitik dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë.

Weelnes

Agjenda e festës: tri ditë plot ngjyra, traditë dhe sport:
________________________________________
Agjenda
Dita I – 19 shtator 2025
Hapja zyrtare dhe nisja
📍 Mitrovicë – Sheshi kryesor
🕓 Ora 16:00
• Nisja dhe vendosja në kamping
• Përgatitja e zjarrit dhe natë akustike
• Prezantimi i historikut “77 vite nëpër bjeshkë – Rrugëtimi i Trepçës”
________________________________________
Dita II – 20 shtator 2025
Ecje rekreative – dita sportive
📍 Bjeshkët e Sharrit / Shala e Bajgorës
• Nisja (ora 11:00) – marshim rreth 3 orë në shtegjet e Shalës së Bajgorës me anëtarë dhe mysafirë
• Pasdite pushim dhe freskim në lumin Bistrica
• Në mbrëmje: kamping, ndezja e “zjarrit të miqësisë” dhe këngë bjeshkatare
________________________________________
Dita III – 21 shtator 2025
Mbyllja dhe vizioni i së ardhmes
📍 Mitrovicë – Batahir
• “Roli i SHBA Trepça në zhvillimin e bjeshkatarisë, alpinizmit dhe turizmit malor”
• Shpalosja e projekteve të ardhshme të shoqërisë
• Mbyllja zyrtare me moton:
“77 vite në bjeshkë – rrugëtim i përjetshëm i Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste Trepça”
________________________________________
• Paketa e plotë (3 ditë): përfshin akomodim, ushqim, aktivitete dhe kujdes për fëmijët
• Transporti dhe ushqimi sigurohen individualisht (llogariten 6 shujta)
• Regjistrimi mbyllet më: 18 shtator 2025, ora 20:00
• Vendet janë të kufizuara

Active