Medi
KOSOVËLAJME

Ja çka shkroi në grup një nga specialsat e suspenduar me kërkesë të Xhelal Sveçlës

 

Gjatë ditës së sotme gazetari Lirim Mehmetaj tha se katër policë të Njësisë Speciale janë suspenduar pasi që kanë bërë shaka me Dimal Bashën, shkruan Mitropol.

Weelnes

Mehmetaj ka cekur edhe emrat e policëve të suspenduar.

Ata janë Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi, Artan Krasniqi.

“Mitropol” mëson se pjesëtari i policisë, Sami Hoti me gradën rreshter ka qenë një nga policët e angazhuar në Banjskë në kohën pasi ka ndodhur sulmi në shtator të 2023-tës nga terroristët serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Ai po ashtu është një nga pjestarët që ka bashkëpunuar ngushtë me KFOR-in amerikan për ofrimin e sigurisë në veri.

Po ashtu “Mitropol” mëson se arsyeja pse rreshter, Sami Hoti është suspenduar, është për shkak të dërgimit të dy smile-eve duke qeshur në një grup kolegësh në të cilin është dërguar fotografia e Dimal Bashës e publikuar në një nga mediat.

Pra policët me të cilët Xhelal Sveçla mburrej dy vite më parë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, sot po urdhëron suspendim ndaj tyre për një shaka të bërë në grup të mbyllur mes kolegësh.

Active