Medi
02KOSOVËLAJME

Vushtrriasja rrahu nënën, e bëri për spital edhe policen që shkoi për arrestim

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vushtrri, ku një grua është arrestuar për dhunë në familje dhe sulm ndaj një personi zyrtar. Sipas raportit të policisë, e dyshuara, pas një mosmarrëveshjeje me nënën e saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, njofton Mitropol.

Gjatë procedurës së arrestimit, e dyshuara ka sulmuar edhe një zyrtare policore, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si viktima, ashtu edhe e dyshuara, kanë marrë trajtim mjekësor në vendngjarje. Ndërkohë, edhe zyrtarja policore ka pranuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra gjatë incidentit.

Aurora Group

Pas iniciimit të rastit, për viktimën është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara është liruar me vendim të prokurorit dhe do të përballet me procedurë të rregullt ligjore.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë menjëherë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me organet ligjore për parandalimin e ngjarjeve të tilla./Mitropol/

Active