Gazetari Kushtrim Bekolli “vizualizon” arsyen e arrestimit të “specialsit” policor për të cilin raprotoi Mitropol

Dje u raportua se katër policë të Njësisë Speciale janë suspenduar pasi që kanë bërë shaka me Dimal Bashën, shkruan Mitropol.
Policët e suspenduar janë Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi, Artan Krasniqi.
“Mitropol” mëson se pjesëtari i policisë, Sami Hoti me gradën rreshter ka qenë një nga policët e angazhuar në Banjskë në kohën pasi ka ndodhur sulmi në shtator të 2023-tës nga terroristët serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Ai po ashtu është një nga pjestarët që ka bashkëpunuar ngushtë me KFOR-in amerikan për ofrimin e sigurisë në veri.
Po ashtu “Mitropol” mëson se arsyeja pse rreshter, Sami Hoti është suspenduar, është për shkak të dërgimit të dy smile-eve duke qeshur në një grup kolegësh në të cilin është dërguar fotografia e Dimal Bashës e publikuar në një nga mediat.
Pra policët me të cilët Xhelal Sveçla mburrej dy vite më parë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, sot po urdhëron suspendim ndaj tyre për një shaka të bërë në grup të mbyllur mes kolegësh.
E në lidhje me këtë rast ka ironizuar përmes vizualizimit gazetari Kushtrim Bekolli. Ai këtë rast e quajti “Demonkraci”.
Postimi i plotë:
Rreshter Sami Hoti është suspenduar për shkak të dërgimit të dy smile-eve duke qeshur në një grup kolegësh në të cilin është dërguar fotografia e Dimal Bashës e publikuar në një nga mediat.
“Mitropol” mëson se pjesëtari i policisë, Sami Hoti me gradën rreshter ka qenë një nga policët e angazhuar në Banjskë në kohën pasi ka ndodhur sulmi në shtator të 2023-tës nga terroristët serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi, Artan Krasniqi – SPECIALSAT e suspenduar…
Demonkraci








