Medi
KOSOVËLAJMESHQIPËRI

Hoti: Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai është shprehur optimist që deri në fund të vitit Shqipëria do t’i hapë edhe pesë kapitujt e mbetur.

Active

Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se për kosovarët është tepër e rëndësishme që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë.

Postimi i plotë:

Përgëzoj Qeverinë e Shqipërisë, dhe Kryeministrin Edi Rama në veçanti, për hapjen e 28 kapitujve në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpresoj së shpejti të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur dhe negociatat të përmbyllen në kohë rekord. 🇦🇱🇪🇺

I gjithë spektri politik në Shqipëri, pavarësisht dallimeve, ka përgjegjësi në kuadër të këtij procesi. Shpresoj të gjithë të tregojnë maturi politike dhe të kontribuojnë e të mbështesin pa asnjë rezervë këtë rrugëtim historik të Shqipërisë.

Më 2029, në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, qytetarët e Shqipërisë votojnë krahas qytetarëve të vendeve të BE-së për deputetët shqiptarë në atë parlament.

Pas hyrjes në NATO, kjo është arritja tjetër historike jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Ëndrra historike e shqiptarëve për rikthim në familjen evropiane po realizohet hap pas hapi.

Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj na mbetet neve që këtë kufi ta lëvizim më tutje në Merdare.

Active