Active 2
02SPORT

KH Trepça e fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional “Jeton Tërstena – Tota” që i kushtohet dëshmorit të kombit dhe ish-hendbollistit vushtrrias.

Në gjysmëfinale u përballën Trepça e Llapi, kurse fitore me rezultat 30:22 shënoi skuadra mitrovicase.
Në finale luajtën Vushtrria e Trepça. Fitorja me rezultat 37:31 i takoi skuadrës së Trepçës.

Aurora Group

Turneun në nderim të Jeton Tërstenës – Totës e organizon tradicionalisht KH Vushtrria në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.

Emrin e këtij heroi me shumë krenari e mban palestra e qytetit në Vushtrri.

Active