Premium Store
KOSOVËLAJME

Hetuesve të rasteve në Minsitrinë e Bujqësisë, iu punësohen gratë në këtë Ministri

Tre hetuesve të Policisë së Kosovës që po hetonin rastet në Ministrinë e Bujqësisë me të cilën menaxhon ministri në detyrë, Faton Peci iu punësuan gratë në dikasteret e kësaj ministrie.

Sipas gjetjeve të VOX Kosova, Pajtim Kllokoqit, njërit prej hetuesve kryesor që po merrej me korrupsionin në këtë Ministri, iu punësua bashkëshortja në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës e cila funksionon në kuadër të dikasterit që e drejton Peci.

Medi

Shqipe Krasniqi- Kllokoqi në shkurt të vitit të kaluar aty fitoi pozitën si zyrtare për Buxhet dhe Financa. Në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës u punësua edhe Vlora Gashi- Hashani që është bashkëshortja e Faton Hashanit, një tjetër hetuesi të policisë që po merrej me aferat e minsitrit, Peci. Ajo aty u punësua në pozitën e zyrtares ligjore. Hetimit të rasteve të Faton Pecit, ia “pa hajrin” edhe hetuesi Gojart Zeqiri gruaja e të cilit, Tringa Leka u punësua në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si inspektore fitosanitare.

Më 27 maj Faton Peci ishte paraqitur në cilësinë e të dyshuarit të Prokurorisë Speciale në Prishtinë. Aty ai do të përgjigjej për kontratën për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Paraqitja e tij aty u raportua edhe nga mediat.

Këto punësime shihen si tendencë e pushtetit për të blerë heshtjen dhe manipuluar drejtësinë./Mitropol

Active 1