
Një aksident trafiku me lëndime është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, më 18 shtator 2025, në Mitrovicën e Veriut, njofton Mitropol.
Policia ka njoftuar se rreth orës 21:00, një vozitës, duke lëvizur me veturën e tij në rrugën “Sutjeska”, dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka goditur një këmbësore – vajzë e mitur.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Ende nuk janë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të saj.








