
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i çkyçjes nga rrjeti për të gjithë konsumatorët që kanë pranuar vërejtje për pagesë, por ende nuk kanë shlyer borxhet e tyre.
Sipas njoftimit, personat që do të çkyçen do të përballen edhe me shpenzime shtesë për çkyçje dhe rikyçje, në bazë të tarifave në fuqi.
KRU “Mitrovica” u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë, në mënyrë që të shmangin këto masa dhe kosto shtesë.








