Medi
02KOSOVËLAJME

Arian Tahiri viziton hekrarinë “Driloni”, premton mbështetje për bizneset vendore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një vizitë në hekrarinë “Driloni”, e cila ofron pajisje për punët shtëpiake. Gjatë kësaj vizite, ai ka theksuar se përkrahja e bizneseve vendore do të jetë një ndër prioritetet e tij kryesore.

Tahiri tha se si kryetar i ardhshëm i Mitrovicës synon të krijojë një mjedis të favorshëm për ndërmarrësit dhe punëtorët e çdo sektori, duke shtuar se kjo do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Active

Ai u shpreh se Mitrovica është e të gjithëve dhe se zhvillimi ekonomik duhet të shtrihet në çdo lagje e komunitet, duke e bërë qytetin një vend më tërheqës për investime dhe punësim.

Koha