Militantë të pushtetit i lëshohen me ofendime Komandant Remit pas deklaratës se Kosova u çlirua në vitin 1999 jo tani me Veri

Pas një deklarate të Komandant Remit në emisionin e moderuar nga Ermal Panduri në RTV Dukagjini, militantë të Vetëvendosjes “sulmuan” me komente të ashpëra në rrjete sociale.
Gjatë intervistës, kur Panduri e pyeti nëse Albin Kurti e ka “çliruar” Veriun e Kosovës, Remi u përgjigj prerë:
“Kosova është çliruar në vitin 1999. Nuk ka dy herë dhe nuk do të ketë dy herë!”
Pas kësaj deklarate, kanë filluar fyerjet dhe sulmet ndaj njërit prej komandantëve më të njohur të UÇK-së.








