
Dje është realizuar një urdhër arresti në pikën kufitare të Jarinjës.
Rreth orës 13:30, njësitet policore kanë ndaluar një shtetas mashkull, Nikola Nedeljković rreth 37-vjeçar, nga fshati Badovc . Ai ishte në kërkim me urdhër të lëshuar nga Gjykata.
I njëjti është prangosur dhe është transportuar për në Qendrën Korrektuese në Hajvali, ku do të vuajë masën e caktuar./sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.








