Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Ferit Idrizi me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së nderon kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e rënies

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë pjesë sot në homazhet e organizuara për kolonel Ahmet Krasniqin, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të kolonelit, bashkëpunëtorë dhe qytetarë.

Idrizi tha se kolonel Krasniqi mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës dhe se kontributi i tij në drejtimin e përpjekjeve për liri do të kujtohet gjithmonë me respekt.

Active 1

“Vushtrria gjithmonë do ta kujtojë me mirënjohje kontributin e tij të jashtëzakonshëm”, u shpreh Idrizi, duke shtuar se lavdia e kolonel Krasniqit është e përjetshme.

Homazhet u zhvilluan pranë shtatores së kolonelit në Vushtrri, ku të pranishmit vendosën lule dhe nderuan veprën e tij.

Dukato 1