Active 2
02KOSOVËLAJME

Një qytetar humb kuletën me 320 euro në veri – një person shoqërohet në polici

Një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj është raportuar në Zubin Potok.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 19 shtator 2025, rreth orës 20:20, një qytetar kishte humbur portofolin e tij me dokumente personale dhe para (rreth 320 euro), bashkë me letërnjoftimin dhe tri kartela bankare.

Medi

Ankuesi kishte kërkuar përmes rrjeteve sociale ndihmën e qytetarëve për ta gjetur portofolin dhe kishte shkuar tek një lokal ku dyshonte se i kishte rënë.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai kishte identifikuar një person që e kishte marrë portofolin, por që nuk e pranonte këtë gjë.

I dyshuari, Bojan Bascarevic, është shoqëruar në polici dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se në atë lokacion kishte gjetur vetëm një shumë të vogël parash (100 dinarë), por jo portofolin me dokumente e para.

Pas raportimit në Stacionin Policor të Zubin Potokut më 21 shtator 2025, rasti është marrë nga njësia e hetimeve, e cila në konsultim me prokurorin e shtetit e ka iniciuar si vepër penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe është proceduar më tutje në procedurë të rregullt.

Palët janë intervistuar dhe më pas liruar, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Premium Store