Aurora Group
KOSOVËLAJME

Haxhibeqiri: Nuk kemi vërtetuar se Murseli ka ndonjë çrregullim mendor

Eksperti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, gjatë dëshmisë së tij në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka deklaruar se tek i akuzuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim afatgjatë, ndërsa ekzaminimi psikiatrik ka treguar koherencë dhe gjendje stabile.

Ai ka sqaruar se vlerësimi është bërë duke u bazuar në dokumente, bashkëbisedim dhe vëzhgim të sjelljeve të të akuzuarit.

Aurora Group

Haxhibeqiri iu është përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë.

“Këtu jemi referuar se çrregullimi afatgjatë prej fëmijërisë deri tani nuk ka shfaqur asnjë element të çrregullimit, shqetësimit dhe në bazë të shkresave të lëndës nuk është ofruar asnjë dokument që ka këtë çrregullim. Afatshkurtër është pjesa që ka të bëjë prej momentit të arrestimit deri te momenti i ekzaminimit. Natyrisht ekzaminimi psikiatrik nuk kryhet vetëm me shkresat e lëndës, bashkëbisedim, vëzhgim të sjelljeve të folurit, të shprehurit dhe gjitha këto merren për bazë me rastin e përpilimit të ekspertizës. Ne në pikën tre, rreshtin e fundit, e kemi shpjeguar se kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës për të cilën nga ana e prokurorisë akuzohet”, tha ai. /eo

Koha