Active 2
02KOSOVËLAJME

Këta janë tre të arrestuarit për bixhoz të paligjshëm dhe skema piramidale në Vushtrri

Tre persona kanë përfunduar në pranga pas bastisjes së Policisë në lokalin “Lizart” në rrugën “Pandeli Sotir” në Vushtrri, ku u zbulua një veprimtari e paligjshme bixhozi dhe organizim i skemave piramidale.

Të arrestuarit janë: Benjamin Vatovci, Gentrit Hajdari, Basri Maxhuni.

Medi

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 525 euro para të gatshme, 3 telefona mobil, disa fletëpagesa dhe prova të tjera që lidhen me veprimtarinë e kundërligjshme.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dukato 1