Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Premton Arian Tahiri: Do ta transformojmë Tunelin e parë – do renovojmë ndërtesat me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka premtuar investime masive të cilat do ta transformojnë Tunelin e Parë.

Tahiri premtoi renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja si dhe tha se do të krijohen parqe, kënde lojërash, fusha sportive dhe një çerdhe për fëmijë.

Aurora Group

Postimi:

Transformimi i “Tunelit të Parë” ⤵️

Kjo pjesë e Mitrovicës do të marrë një pamje të re. Projekti përfshin renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja. Do të krijohen parqe, kënde lojërash, fusha sportive dhe një çerdhe për fëmijë.

Edhe brigjet e lumit “Trepça” do të rregullohen me shtigje për ecje e biçikleta dhe me ndriçim e gjelbërim.

Banorët te “Tuneli i Parë” do të kenë mjedis më të pastër dhe më modern për të jetuar. 💚

Koha