
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri po merr mbështetje të madhe nga kategoritë e ndryshme shoqërore të qytetit.
Ai realizoi edhe një takim me minatorët, për punën e të cilëve tha se është më shumë se ekonomi. Është dinjitet, sakrificë dhe amanet. Ata kalojnë më shumë kohë nën tokë sesa me familjet e tyre.
“Si institucione dhe si shoqëri, u kemi shumë borxh. Dhe këtë borxh duhet t’ua kthejmë me veprime të drejta dhe dinjitoze, për ta dhe familjet e tyre.”, tha Tahiri.
“Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni për Mitrovicën dhe Kosovën! #PDK191”, shkroi ai mes tjerash.








