
Një rast i dhunës në familje ka tronditur pasditen e së martës në qytetin e Vushtrrisë, ku Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një mosmarrëveshjeje familjare që ka përfunduar me kërcënime serioze ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, rreth orës 15:00, një burrë është arrestuar pasi kishte kanosur bashkëshorten e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, për të garantuar sigurinë e viktimës, organet e rendit i kanë lëshuar asaj një urdhër mbrojtjeje, ndërsa e njëjta është larguar nga shtëpia për të shmangur çdo kontakt me të dyshuarin.








