Medi
02KOSOVËLAJME

Vjedhje e rëndë në shtëpinë e një 66-vjeçareje në Mitrovicë – vidhen para dhe kartelë bankare

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar sot në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mes orës 10:00 dhe 12:00, në rrugën “Serdara Janka Vukotica”, ku shtëpia e M. Stefanoviq u sulmua nga persona ende të paidentifikuar.

Active

Kur e dëmtuara është kthyer në shtëpi rreth orës 12:00, ka vërejtur se dera e hyrjes ishte thyer me forcë dhe i ishin marrë: 1000 euro para kesh, një kartelë bankare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësiti i forenzikës për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është duke u hetuar.

Dukato 1