
Një rast i pazakontë është shënuar në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nën hetim për lajmërim apo kallëzim të rremë.
Më 29 shtator 2025, rreth orës 16:40, F. R. paraqiti në stacionin policor një deklaratë, duke pretenduar se ishte dhunuar nga A. P. gjatë verës së vitit 2018.
Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve të Krimeve të Rënda dhe ballafaqimit me të dyshuarin, ky i fundit i mohoi kategorikisht akuzat.
Në vijim të hetimeve, më 02 tetor 2025, Rugova pranoi se kishte gënjyer lidhur me rastin, duke deklaruar se dhunimi nuk kishte ndodhur.








