Veturat rrezikojnë fëmijët duke u futur brenda oborrit të shkollës “Migjeni”, kërkohet nga drejtori lirimi i postit

Vetura të shumta po futen brenda oborrit të shkollës fillore “Migjeni” në lagjen Iliridë (Tavnik) në Mitrovicë, duke rrezikuar kështu sigurinë e nxënësve, njofton Mitropol.
Disa prindë të shqetësuar nga gjendja kanë adresuar problemin në redaksi të “Mitropol” duke thënë se shkolla nuk është vetëm për disa persona por për të gjithë.
Kjo është gjendja e cila po mbretëron tash e një kohë të gjatë në shkollën fillore “Migjeni” në Tavnik. Veturat futen në oborrin e shkollës duke i rrezikuar nxënësit dhe prindërit që vijnë për t’i marrë femijët e tyre.”, thotë një prind për Mitropol.
Madje nga shqetësimet ata kanë akuzuar edhe drejtorin e shkollës se nuk po e bënë punën si duhet, andaj kanë kërkuar nga ai që nëse nuk është në gjendje të veprojë si duhet, ta lëshojë postin.
“I bëjmë thirrje organeve kompetente dhe drejtorit të shkollës, njëkohësisht i terheqim vërejtjen se kjo shkollë nuk është vetëm për disa persona po për të gjithë, andaj nëse nuk ka zotësi le ta lirojë postin!”, thuhet në reagimin e tyre./Mitropol/








