Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi rrah gruan dhe e bën për spital, arrestohet nga Policia

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Mitrovicë gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 00:30 ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre, shkruan Mitropol.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndaluar të dyshuarin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e marra, ndërsa sipas autoriteteve, gjendja e saj është e qëndrueshme.

Active

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “dhunë në familje” dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse hetimore.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo formë të dhunës familjare, duke theksuar se reagimi i shpejtë institucional është thelbësor për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen./Mitropol/

Weelnes