Dukato 2
02LAJME

Disa portale në Mitrovicë bien pre e një postimi të vjetër, e prezantojnë si aktual lajmin e para 7 vjetëve

Sonte gjatë mbrëmjes nëpër disa nga mediet lokale në Mitrovicë është shpërndarë postimi i një faqeje nga Vushtrria e cila e ka paraqitur si aktual një lajm të publikuar 7 vite më parë, shkruan Mitropol.

Bëhet fjalë për lajmin e Klan Kosovës me titullin “Rrahet nxënësi nga arsimtari”, i publikuar 7 vite më herët.

Active

Sot i njejti lajm është publikuar me tituj të ndryshëm ku thuhej se vetëm se e fali xhumanë, mësuesi e kishte rrahur një nxënësin jetim, të cilit ia humbi dëgjimin me shuplakë.

Rasti ka ndodhur në një fshat të Malishevës, mirëpo mediet nuk i janë referuar asnjë burimi, duke bërë kështu që publiku të bie pre e një lajmi të vjetër./Mitropol/

Premium Store