Aurora Group
KOSOVËLAJME

Nis aplikimi për 100 eurot e studentëve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka nisur sot aplikimi për mbështetjen e studentëve për shtesa e njëhershme prej 100 eurove,  aplikim ky i cili mund të kryhet në platformën EKosova, tek shërbimi Familja, shkruan Mitropol.

Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.

Dukato 1

Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.

Njoftimi i plotë:

Aplikimi për mbështetjen e studentëvë tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.

📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:

Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.

Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.

📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.

Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.

Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Active