
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se ai dhe kolegët e tij mbështesin vetëm Nenad Rashiqin si kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, duke përjashtuar kategorikisht çdo mundësi mbështetjeje për kandidatë të Listës Serbe.
Deklarata e tij u bë pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Votë ‘për’ kemi për Nenad Rashiqin”, u shpreh Peci, teksa po nxitonte të hynte në Parlament.
“Asnjëherë për Radoiçiqin”, shtoi më tej ai.








