Active 2
02KOSOVËLAJME

Vushtrriasi rrah familjarin para Policisë, “e lidh” Policia

Një ngjarje e rëndë familjare u shënua të dielën pasdite në Vushtrri, ku policia ndërhyri për të ndalur një akt dhune që ndodhi para syve të tyre.

Sipas raportit zyrtar, më 12 tetor 2025 rreth orës 15:00, një burrë u arrestua pasi në prani të policëve kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër, i cili është familjar i të dyshuarit.

Dukato 1

Policia reagoi menjëherë, duke ndaluar të dyshuarin në vendngjarje dhe duke marrë në mbrojtje viktimën. Pas intervistimit në stacion, me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të hetohet më tej për dhunë në familje./M

SultanDoner