Shyqri Sadiku i pranishëm në Shipol bashkë me Kurtin pas mesnate – në listë të VV-Guxo për asamble ishin punëtorë të Trepçës që nuk iu pezullua vendi i punës gjatë fushatës

Deri në orët e hershme të mëngjesit, në Shipol është zhvilluar një tubim i lëvizjes Vetëvendosje, ku i pranishëm është parë edhe drejtori i Minierës me Stantërg dhe Flotacion në Trepçë, Shyqri Sadiku me Kurtin.
Në listën e e kandidatëve të VV-Guxo për asmable kanë qenë disa zyrtarë të Trepçës që dyshohet se kanë vazhduar punën dhe nuk ishte pezulluar vendi i punës deri pas zgjedhjes sikur kanë vepru ndërmarrjet tjera me punëtorët që kanë hyrë në gazrë zgjedhore, dhe kjo pretendohet se u bë me miratimin e Sadikut.
Sipas raportimeve, tubimi në Shipol dyshohet se është mbajtur deri rreth orës 01:30 të mëngjesit në ditën e zgjedhjeve dhe ka ngjallur reagime për dyshime të mundshme mbi blerje votash.
Sadiku, i cili më herët është përballur me akuza nga punëtorët për keqmenaxhim dhe padrejtësi në kuadër të ndërmarrjes Trepça, është parë në mesin e pjesëmarrësve, gjë që ka shtuar dyshimet për lidhje të afërta mes tij dhe Vetëvendosjes.







