Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Inxhinieri i Trepçës shpreh habinë për prezencën e Shyqri Sadikut në Shipol, i cili vjen nga Vushtrria: Të hetohet për përfshirje në ndikimin elektoral përmes vendeve të punës

Inxhinieri i “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka reaguar pas raportimeve për prezencën e drejtorit të ndërmarrjes, Shyqri Sadiku, në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje që u mbajt në Shipol të Mitrovicës pas mesnatës.

Tahiri ka shprehur shqetësimin e tij duke theksuar se Sadiku, i cili jeton në Vushtrri, nuk ka asnjë arsye zyrtare për të qenë në një aktivitet të tillë në orët e vona të natës në Mitrovicë. Sipas tij, kjo ngre dyshime për përfshirje të mundshme në ndikim elektoral, përmes premtimeve për vende pune në ndërmarrjen “Trepça”.

Active 1

Ai ka kërkuar që organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, të ndërhyjnë dhe të hetojnë rastin, duke e konsideruar këtë veprim si të papranueshëm për një zyrtar publik.

Tahiri ka kujtuar edhe dispozitat ligjore që parashohin dënime për çfarëdo forme të ndikimit të paligjshëm në procesin e votimit, duke përfshirë presionin ekonomik, kërcënimin apo dhënien e ryshfetit — me dënime që variojnë nga një deri në pesë vjet burgim.

Ai ka bërë thirrje publike që institucionet të veprojnë menjëherë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar lirinë e votës së qytetarëve.

Active 1