Vasfije Krasniqi për Policinë e Kosovës: “Ju jeni mburoja dhe krenaria e Republikës së Kosovës”

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Vasfije Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e saj për Policinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si simbol të nderit, përkushtimit dhe sakrificës në shërbim të atdheut.
“Me nder e krenari, çdo ditë në shërbim të atdheut – kjo është fytyra e vërtetë e Policisë së Kosovës. Ju që ruani rendin, paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë, jeni shembull i përkushtimit dhe sakrificës”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo ka falënderuar pjesëtarët e policisë për shërbimin ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke theksuar se “ata i shërbejnë Kosovës me nder, përgjegjësi dhe dashuri për flamurin që valon krenar mbi këtë tokë”.
Në fund, Krasniqi ka përmbyllur mesazhin e saj me fjalët: “Ju jeni mburoja dhe krenaria e Republikës së Kosovës.” 🇽🇰❤️








