Active 2
KOSOVËLAJMESPORT

Ndryshon orari i ndeshjeve të xhiros së dytë në Superligën e basketbollit

 

Ndryshojnë terminet e ndeshjeve te Pro Credit Superligës për shkak që palestrat në Pejë, Prizren e Gjakovë vazhdojnë të mos jenë në dispozicion të klubeve.

Aurora Group

Kështu të dielën do të zhvillohen tri duele, dy prej tyre në “13 Qershori” në Therandë.

Ndeshja në mes të Go+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit starton nga ora 16:00, ndërsa nga ora 19:00 zhvillohen dy përballje tjera.

Vëllaznimi – Trepça zhvillohet në “Minatori”, ndërsa Bashkimi – Rahoveci në “13 Qershori” në Therandë.

Dueli në mes të Sigal Prishtinës dhe Borës mbetet të zhvillohet të hënën nga ora 19:00

Koha