
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë, në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, janë numëruar 4 nga 4 pakot e votave me postë, të cilave iu prinë kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.
Ku pas publikimit të rezultateve i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij.
Peci përmes një postimi në rrjete sociale, ka falenderuar mërgatën me një zemër.
Sipas KQZ, Peci ka marrë 392 vota (55.92%), i pasuar nga Arian Tahiri i PDK-së, me 236 vota (33.67%) ndërsa votat momentale duke përfshirë edhe ato të diasporës është:
Faton Peci: 47.96% (15745)
Arian Tahiri: 47.60% (15629)
Gezim Plakolli: 3.71% (1217)
Qazim Nimani: 0.73% (240)







