
Talenti i ri vushtrrias nga FC Vushtrria, Haris Osmani, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U18, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe potencialin e tij të madh në futboll.
Osmani, i cili ka treguar paraqitje të shkëlqyera me ekipin e tij në kategorinë e të rinjve FC Vushtrria U19, tashmë ka marrë vëmendjen e stafit të kombëtares dhe do të ketë mundësinë të përfaqësojë me krenari ngjyrat e Kosovës në ndeshjet e ardhshme.
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një motivim i madh për të vazhduar rrugën drejt suksesit në futbollin profesionist.







