Krejt Dumnica në këmbë për Ferit Idrizin kryetar

Kandidati i PDK-së në Vushtrri, Ferit Idrizi u prit në këmbë në fshatin Dumnicë ku mori mbështetje të madhe për garën e balotazhit më 9 nëntor.
“Dumnica, si gjithmonë, na priti me entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të madhe!”, tha Idrizi.
Ai potencoi se fryma e fitores po ndihet fuqishëm edhe këtu, falë njerëzve që besojnë dhe që janë pjesë e rrugëtimit të tyre të përbashkët.
“Faleminderit nga zemra Dumnicë!”, tha Idrizi.








