Active 2
02LAJME

Pas reagimeve të shumta, Ujësjellësi “Mitrovica” njofton për turbullirë të ujit, por nuk jep afat për rikthimin e furnizimit

 

Pas një dite të mbushur me ankesa nga qytetarët, të cilët mbetën pa ujë të pijes pa asnjë paralajmërim, Ujësjellësi “Mitrovica” ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën. Ndërmarrja ka bërë të ditur se ndërprerja ka ndodhur për shkak të rritjes së turbullirës së ujit të papërpunuar në kanalin “Ibër Lepenc”, ndërsa impiantet e trajtimit në Shipol dhe Balinc po punojnë me kapacitet të reduktuar.

Active

Sipas njoftimit, reduktimi i prodhimit është bërë për të ruajtur cilësinë e ujit të pijes, derisa parametrat të stabilizohen. Ujësjellësi ka konfirmuar se kjo situatë ka shkaktuar mungesë furnizimi në disa zona të Mitrovicës.

Megjithatë, pavarësisht shqetësimit të madh të qytetarëve, në njoftimin e ndërmarrjes nuk është dhënë asnjë afat se kur furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet. Ujësjellësi ka bërë të ditur vetëm se ekipet janë duke monitoruar situatën dhe po punojnë për zgjidhjen e saj “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Active 1