Vendosen ulëse portokalli në jug dhe veri, shënojnë fushatën “16 Ditët e Aktivizmit”

Si pjesë e fushatës #16DitëtEAktivizmit, në zemër të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, tashmë qëndrojnë dy ulëse portokalli të ndezura, si kujtesë për të ngritur zërin, përcjell Mitropol.
Të shënuara me mesazhin “Mos hesht” dhe me numrin e linjës së ndihmës për viktimat e dhunës në familje, ato shërbejnë si simbole të mbështetjes dhe ndërgjegjësimit.
Të krijuara në bashkëpunim me 7 Arte, PSE – Public Space Equity, Social Space for Deconstruction dhe Young Leaders for Kosovo, ky instalacion përfaqëson përkushtimin tonë për rritjen e vetëdijes, parandalimin dhe edukimin mbi dhunën me bazë gjinore.







