Dukato 2
02

Shembull për të mirë: Drejtori dhe mësimdhënësit e SHFMU “Ismail Qemali” rregullojnë vullnetairsht shkallët e hyrjes së shkollës

Dje, ndonëse ditë vikendi, stafi i SHFMU “Ismail Qemali” u angazhua vullnetarisht për të rregulluar shkallët e hyrjes së shkollës, të cilat paraqisnin rrezik për nxënësit gjatë hyrje-daljes nga oborri. Edhe pse objekti ka hyrje të tjera, u vlerësua se ky intervenim ishte i domosdoshëm për sigurinë e fëmijëve, shkruan Mitropol.

Punimet u realizuan nga drejtori një grup mësimdhënësish që lanë anash pushimin e tyre për të kontribuar për shkollën. Në krye të punës ishte drejtorit, Mustafa Kajtazi, si dhe mësimdhënësit, Afrim Çitaku, Zeqir Bilalli, Shkëlqim Osmani, Isuf Hajra dhe Hasan Aliu. Të gjithë bashkë punuan në përgatitjen dhe ndërtimin e formës së shkallëve, vendosjen e konstruksionit dhe përgatitjen e terrenit.

Weelnes

Në këtë iniciativë u ndihmuan edhe nga kompania “ILIRIJA” e Adem Kostanicës, e cila ofroi mbështetje të shpejtë dhe profesionale në sjelljen e betonit.

Ky aksion i vogël, por i rëndësishëm, është shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit të stafit të shkollës për mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve të tyre./Mitropol/

Active