Medi
LAJMESPORT

Futbollistja mitrovicase Kosovare Asllani në garë për mesfushoren më të mirë

 

Federata Suedeze e Futbollit ka bërë publike listën e të nominuarëve për çmimet vjetore të futbollit për vitin 2025, duke vënë në fokus lojtarët që kanë shfaqur paraqitjet më të mira në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Active 1

Mes emrave të përzgjedhur është edhe Kosovare Asllani, e cila është nominuar në kategorinë e mesfushores më të mirë. Fituesit e çmimeve pritet të shpallen më vonë gjatë këtij muaji, sipas njoftimit të federatës.

Asllani, e cila mban shiritin e kapitenes së kombëtares së Suedisë, konsiderohet si njëra ndër figurat kyçe të ekipit kombëtar.

Ajo luan një rol të rëndësishëm edhe në skuadrën angleze London City Lionesses, ku paraqitjet e saj kanë qenë thelbësore gjatë sezonit të fundit.

Weelnes